
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në Kosovë sot do të mbretërojë mot me diell, njofton Insajderi.
Temperaturat më të larta do të arrijnë në 25-27 gradë celsius.
“Do të mbajë mot me diell. Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHK./Insajderi.com