Në Kroaci veturat mund të blihen me kriptovaluta

Ndërmarrja kroate "Karic Cars" ka bërë të mundur pagimin e blerjes së veturave me valuta digjitale si Bitcoin Cash (BB), Ethereum (ETH), Bitcoin (BTC) dhe GoKripto Token (GoC).

Në Kroaci veturat mund të blihen me kriptovaluta

“Karic Cars” është një tregtar i autorizuar i automjeteve të brendeve Fiat, Alfa Romeo dhe Ford, dhe ka bërë të mundur pagimin e blerjes së tyre duke përdorur sistemin GoCrypto.

Konsumatorët për të paguar me valuta digjitale duhet të skanojnë kodin QR nga ekrani i arkëtarit nga valuta e tyre digjitale. Ata kanë mundësi të zgjedhin se me cilën prej këtyre valutave duan të paguajnë, dhe tregtari gjithmonë do të marrë shumën në valutën kroate kuna, minus tarifën e transaksionit në llogarinë e tyre të biznesit.

Tarifat e transaksionit për tregtarët kur marrin valutë me këtë sistem janë më të ulëta se në rastin e pagesave të kartave të debitit ose kreditit, dhe ato janë kostoja e vetme e tregtarit. GoCrypto është falas, dhe nuk ka asnjë tarifë mujore për përdorimin e tij, sipas informacionit.