Në kuadër të vizitës në Kosovë, Lajçak takohet sot me Thaçin

Në kuadër të vizitës në Kosovë, Lajçak takohet sot me Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takohet sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Njoftimin e ka bërë vet “Kabineti i Presidentit”, të cilët kanë thënë se takimi do të mbahet rreth orës 09:30, transmeton Insajderi.

Miroslav Lajçak, është duke vizituar Kosovën, në iniciativën e tij që marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluara nën mbikëqyrjen e “Bashkimit Evropian” të zbatohen, me theks të veçantë ajo e “Asociacionit të Komunave”.

Presidenti Hashim Thaçi, ka kohë që është distancuar nga politikat e udhëhequra nga Evropa, sa i përket dialogut me Serbinë dhe ka preferuar një ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krye me Richard Grenell./Insajderi.com.