Në lagjen Emshir digjet vetura në parkingun e një autolarje – policia jep detaje

Në lagjen Emshir digjet vetura në parkingun e një autolarje – policia jep detaje

Para pak çastesh një veturë ka marrë flakë në një autolarje në Prishtinë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë më konkretisht në lagjen “Emshir”.

Nga pamjet e siguruara nga Insajderi, shihet se epiket e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Insajderi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë, Daut Hoxha i cili ka dhënë detaje lidhje me rastin.

“Është raportu një rast për zjarr. Janë njoftu policia edhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk ka ndonjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe eksperti i zjarrëve”, ka thënë Hoxha.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar në lidhje me rastin…