Në lidhje me miliarderin mysliman, Rihanna: Jam e lumtur me të

Në lidhje me miliarderin mysliman, Rihanna: Jam e lumtur me të

Rihanna ka dhënë një intervistë tjetër të rrallë, këtë herë në revistën Vogue, ku foli për marrëdhënien e saj me miliarderit Hassan Jameel (pa e emëruar atë me emër, siç është stili i saj), dhe konfirmoi për herë të parë se thashethemet ishin të vërteta.

Komentet e këngëtares së njohur për të dashurinë e saj ishin të shkurtra. “Po, unë po takohem. Unë jam në një marrëdhënie ekskluzive për ca kohë, dhe po shkon vërtet mirë, kështu që jam e lumtur“, tha këngëtarja.

Rihanna dhe Hassan, një biznesmen saudit, kanë qenë së bashku për dy vjetët e fundit. Ajo gjithashtu konfirmoi se dëshiron fëmijë, duke thënë “pa dyshim“.

Rihanna në fillim të vitit kishte dhënë një intervistë për revistën Interview. Ajo i tha Sarah Paulson se “natyrisht” që ishte e dashuruar me Hassan. Kur u pyet nëse kanë planifikuar të martohen, Rihanna u përgjigj: “Vetëm Zoti e di atë, vajzë. Ne planifikojmë dhe zoti qesh, apo jo?“.