Në Lipjan burrri e bën gruan për spital, prokuroria e liron

Në Lipjan burrri e bën gruan për spital, prokuroria e liron

Një grua është sulmuar fizikisht në Lipjan nga bashkëshorti i saj.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar te familja e saj, kurse i dyshuari është liruar.

“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i sajë mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë tretman mjekësor në  qendrën shëndetësore Lipjan. Viktima është intervistua në prani të punëtorit të QPS, ku më pas dërgohet tek familjarët e sajë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e pakurorit lirohet, kurse rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com