‘Në lojën për themelimin e universiteteve nuk është vetëm Hashim Thaçi’

‘Në lojën për themelimin e universiteteve nuk është vetëm Hashim Thaçi’

Dukagjin Pupovci, njohësi i çështjeve të arsimit duke folur për themelimin e universiteteve publike në kohë fushate nëpër qytetet e mëdha të Kosovës ka thënë se ‘loja’ nuk ka qenë vetëm e Hashim Thaçit.

Pupovci për InDoks është shprehur se së bashku me Thaçin janë edhe subjektet e tjera politike – jo vetëm të nivelit qendror por edhe komunal.

Ai thotë se kryetarët e këtyre komunave u ka pëlqyer ideja që t’i mbetet ‘meritë’ për themelimin e universitetve në qytetet ku ata udhëheqin.

“Dihet fare mirë dhe mund të them se loja nuk ka qenë vetëm e Hashim Thaçit por, me të janë bashku edhe shumë subjekte të tjera – jo vetëm subjekte politike në nivelin qendror por edhe komunat, të cilave u ka pëlqyer ideja që në mesin e tyre t’a kenë një universitet dhe t’i mbetet një pjesë e meritës kryetarit të komunës për themelimin – shpesh herë ata kanë qenë bashkë, bile ka pasur raste kur kryetarët e komunave kanë qenë edhe në borde të këtyre universiteteve e një pjesë tjetër janë emëruar në rrugë tjera, siç i kemi parë edhe në ato përgjimet e para disa viteve”, ka thënë Pupovci.

InDoks përmes dokumentarit “Shesim diploma” do të zbulojë prapaskenat e krijimit të këtyre universiteteve publike. Prapaskenat e funksionimit të universiteteve private. Do të zbulohen dokumente të pa para më herët nga publiku. Do të flasin ata që i drejtojnë këto institucione dhe ata që paralajmëruan shumë herët për krimet që po ndodhnin në arsim.