Në Londër u mbajt “Global Awards 2020” ku në mesin e shumë yjeve ka marrë pjesë edhe artistja shqiptare Dua Lipa

Në Londër u mbajt “Global Awards 2020” ku në mesin e shumë yjeve ka marrë pjesë edhe artistja shqiptare Dua Lipa

Këngëtarja e njohur nga Prishtina me të arritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ka marr gjithë vëmendjen me paraqitjen.

Veshja përmbante një çarë të guximshme në njërën anë, e cila vinte në pah fizikun e bujshëm të këngëtares, ndërsa ishte i kompletuar edhe me aksesor.

24 vjeçarja ishte e nominuar në tri kategori, duke rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”, duke mposhtur Ed Sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz.

Dua Lipa në këtë ceremoni ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid.