Pasi edhe Mali i Zi ka regjistruar dy raste të koronavirusit, dy gra të cilat janë infektuar me COVID-19, raportohet se janë në gjendje stabile.
Një paciente e sëmurë nga koronavirusi e cila është e lindur më 1948 është nga Ulqini. Ajo ka qëndruar në SHBA dhe tani gjendet në Klinikën Intensive, ndihet mirë, mirëpo pasi është e moshës së shtyrë, ajo është mbajtur për trajtim. Pacientja e dytë, e cila gjithashtu është sëmurë nga kronavirusi, është nga Podgorica dhe është në shërim shtëpiak.
Momentalisht nën mbikëqyrje shëndetësore-sanitare gjenden 2.062 persona të cilët 14 ditët e fundit kanë qëndruar në zonën me transmision lokal të virusit dhe anëtarët e familjeve të tyre me të cilët kanë qenë në kontakt. Ky numër ndryshon nga minuti në minut, raporton televizioni malazias RTCG.
Prej fillimit të kësaj ngjarjeje, në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik gjithsej janë testuar 97 persona të cilët kanë përmbushur elementet e definicionit të dyshimit për COVID-19 me metodën rtPCR./Insajderi.com.