Në Malishevë të gjithë rrugët janë të hapura

Në Malishevë të gjithë rrugët janë të hapura

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të hapura, përfshi edhe rrugët në fshatrat më të thella malore.

Rrugët janë pastruar gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe sot gjatë ditës, edhe pse reshjet e borës, sidomos në viset malore, janë të vazhdueshme.

Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, rrugët janë të kalueshme në të gjitha vendbanimet, përkundër temperaturave të ulëta dhe reshjeve të vazhdueshme të borës. Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, dhe zyrtarët komunal, në vazhdimësi janë në terren, duke i mbikëqyrë rrugët.

Po ashtu edhe në viset malore, apo në fshatrat e thella, si në fshatrat që shtrihen përgjatë maleve të Berishës, dhe në fshatin Gollubovc, si fshati më i largët, rrugët janë hapur dhe janë duke u mirëmbajtur në vazhdimësi.