Në Maqedoninë e Veriut mbyllen bastoret?

Ministria e Financave e Maqedonisë së Veriut po propozon “baste online” në vend të basteve të zakonshme në të gjithë vendin.

Në Maqedoninë e Veriut mbyllen bastoret?

Ky propozim është në axhendën e sotshme të Qeverisë. Burime të Alsat brenda Qeverisë thonë se ky vendim do të mbyllë objektet e bastoreve ndërsa pritet që shteti nga bastet “online” të mbledhë deri në 50 milion euro në vit.

Sa i përket sigurisë së basteve dhe pagesave, duke pasur parasysh se në shumë raste kemi të bëjmë me kompani “offshore”, burimet tona thonë se  kjo do të rregullohet përmes garancisë bankare.