Në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë orë policore

Në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë orë policore

Në takimin që është mbajtur mëngjesin e sotëm të Komisionit për Sëmundje Infektive i Republikës së Maqedonisë së veriut, është vendosur që të mos propozohen masa të reja restriktive në betejën kundër COVID-19.

Mbetet apeli për respektim të plotë të masave të cilat janë në fuqi, siç janë ndalesa për punë të objekteve hotilerike pas orës 21.00, të mos grumbullohen më tepër se katër persona, mbajtjen e masave edhe në ambient të hapur si dhe respektim të protokolleve nga të gjithë operatorët ekonomik.

Pra, për momentin nuk do të ketë orë policore, edhe pse, autoritetet thonë se gjendja epidemiologjike nuk është e favorshme, megjithatë situata do të ndiqet vazhdimisht. Në rast se do të ketë nevojë do të propozohet ndalesë të lëvizjes prej ora 21:00 deri në orën 05.00 të mëngjesit. /Insajderi.com