Në më pak se pesë ditë – ministri i Albin Kurtit jep dy deklarata kontroverse për liberalizimin e vizave  

Kosovarët më shumë se gjithçka – tani për tani –  e duan liberalizimin e vizave. Madje presin që këtë çështje ta përfundojë sa më shpejt qeveria e Albin Kurtit. Por kur të gjithë e presin lajmin e madh, ministri kryesor për liberalizimin e vizave, Blerim Reka, jep dy deklarata të kundërta rreth kësaj çështje vetëm në pesë ditë diferencë.

Në më pak se pesë ditë – ministri i Albin Kurtit jep dy deklarata kontroverse për liberalizimin e vizave  

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka folur për e liberalizimit të vizave të kosovarëve. Ai ka thënë se në bisedat që ka pasur më zyrtarë e BE-së për këtë çështje janë shpresëdhënëse

“Kanë mbetur dy kushte jo të pa tejkalueshme, domethënë janë kushte shumë shpejt dhe lehtë të arritshme nëse do të ketë një vetëdije në gjyqësorin tonë që të ç’kapet nga ndikimi politik dhe të procedojë jo pse e kërkon qeveria e Kosovës por sepse e kërkon profesioni i gjyqtarit. Duhet vetëm të procedohet me rastet të cilat janë taksativisht të numëruara edhe me numër edhe me emër”, tha ai, shkruan Insajderi.

Reka tha se është optimist se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit.

“Unë mund të them se brenda këtij viti jam optimist se do të hiqen vizat, këtë optimizëm e bazoj edhe në dy presidencat Kroate dhe Gjermane që janë presidenca miqësore, të shteteve mike dhe sidomos pos Kroacisë që edhe publikisht pa rezervë do të na përkrahin në procesin e liberalizimit të vizave por unë konsideroj se edhe një Gjermani e fuqishme që është motori i integrimeve Evropiane, do të shpaloset edhe një herë mundësia që nëse jo brenda presidencës kroate deri me 1 korrik nga 1 korriku i këtij viti ku 6 mujorin e dytë e ka presidenca Gjermane të krijohen të gjitha parakushtet edhe politike që ky proces gati një dekadësh të përfundojë me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Reka, shkruan Insajderi.

Por vetëm pesë ditë më parë Reka ishte shumë më pak optimist për vizat.

Pa dhënë ndonjë afat kohor, ai tha se Qeveria e re me punë do t’i bindë vendet e BE-së se e meritojnë liberalizimin, por nuk pret që lëvizja e lirë e kosovarëve të ndodh gjatë 2020-ës.

Reka për mosheqjen e vizave deri më tani ka fajësuar mosefikasitetin e qeverive të kaluara në sundimin e ligjit.

Ndryshe Këshilli i Ministrave, në dorën e së cilit është vendimi përfundimtar për heqjen e vizave, do të mblidhet katër herë gjatë këtij viti. Deri më tani në asnjërin prej tyre nuk është paralajmëruar diskutimi për Kosovën./Insajderi.com