Në mes gjithë betejës ligjore kaotike për divorc – Johnny Depp ka një interes tjetër romantik

Në mes gjithë betejës ligjore kaotike për divorc – Johnny Depp ka një interes tjetër romantik

Johnny Depp ka qenë i lidhur romantikisht me modelen gjermane dhe yllin e “Made In Chelsea” Sophie Hermann, njofton Insajderi.

Dalliance? Johnny Depp has been romantically linked to German model and Made In Chelsea star Sophie Hermann

57 vjecar, thuhet se filloi takimet me modelen 33 vjeçare, ku u takua me të në hotelin londinez, The Corinthia.

Sipas burimeve, Johnny dhe Sophie – i cila jeton në Londër dhe është shfaqur në Made In Chelsea që nga viti 2013 – për herë të parë erdhën në kontakt në fillim të këtij viti.

Shtypi gjerman raporton se, ‘Sophie e la numrin e saj të telefonit në një copë letër dhe e rrëshqiti midis telave të kitarës së tij,’ pas së cilës çifti, ‘foli shumë në telefon’.

Romanca e re e Johnny Depp, vjen në kohën kur ai do përballet me ish-gruan e tij Amber Heard në gjykatë në një çështje të re ‘shumë miliona dollarëshe’.

Amber, 34 vjeçare, më parë pohoi se aktori i Hollivudit ishte abuziv dhe i dhunshëm ndaj saj gjatë tre viteve të tyre së bashku.

Babai i dy fëmijëve, ka mohuar me forcë akuzat dhe i çoi botuesit e grupit të “The Sun” në gjyq gjatë muajit korrik, për shkak të një artikulli ku etiketohet si “dhunues grash”. /Insajderi.com

Burimi: DailyMail.co.uk