Në mesin e 28 rasteve me Covid-19 në Prizren, edhe një grua nga komuniteti rom

Në mesin e 28 rasteve me Covid-19 në Prizren, edhe një grua nga komuniteti rom

Në mesin e 28 personave të infektuar me virusin Covid-19 nga komuna e Prizrenit, është edhe një grua nga komuniteti rom, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas burimeve të Insajderit, gruaja me inicialet R.B(emër i njohur për redaksinë) është e moshës 70 vjeçare.

Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti rom nga Prizreni, Albert Kinolli. Ai ka treguar se gruaja 70 vjeçare ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

“Po është e vërtetë. Bëhet fjalë për një grua të moshës 70 vjeçare e cila ka pasur edhe sëmundje të tjera. Fillimisht ka pasur disa simptoma, si mungesa e frymarrjes, ku pas analizave ka rezultuar pozitive me Koronavirus”, ka thënë Kinolli për insajderi.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë, janë shënuar 423 raste pozitive me Covid-19, prej tyre 71 janë shëruar dhe 11 kanë vdekur./Insajderi.com