fbpx

Në moçalin e Vuçiqit

Shkruan: Zoran Spasiq

Në moçalin e Vuçiqit

Shumica e qytetarëve gjenden në këndin e shikuesve memecë, të cilët i pret fundi i paqartë. Të jetosh në shoqëri të cilën nuk e tronditë kriza e identitetit, por ku krijohet fotografia se ideologjia politike mund të jetë më e rëndësishme sesa vet ekonomia. Tregon se dikush ka punuar seriozisht në mbytjen e lirisë shoqërore, gjë që ka sjellë që qytetarët e Serbisë të gjenden në një pozitë disfatiste. Sikur të mos ishim ne, do të shkatërroheshim shumë kohë më parë. A jemi ne të nevojshëm për shtetin apo ai për ne, a na nevojitet një shtet i tillë?

– Shteti i cili nuk është në gjendje ta vlerësojë rrezikun për qytetarët e vet.

– Shteti i cili thotë se ka besueshmëri të lartë te organizatat ndërkombëtare e në realitet është plotësisht ndryshe.

– Shteti ku kryeministrja e të cilit nuk e di se sa është pensioni i një pensionisti tonë mesatar.

– Shteti ku presidenti i shtetit punon atë çfarë nuk është puna e tij.

– Shteti ku presidenti histerizon, merr frymë thellë e pastaj bën pauza dramatike.

– Shteti ku mendimi ndryshe është i papranueshëm përveç atij të partisë në pushtet.

– Shteti ku kemi rrahje të kundërshtarëve politikë.

– Nuk na duhet presidenti i cili përkundër mungesës së përvojës së punës jashtë politikës tregon paaftësinë e vet në të gjitha fushat.

– Dhe nuk na nevojitet partia e cila i ndanë qytetarët në qytetarë të rendit të parë dhe të dytë, varësisht se për kë kanë votuar.

Struktura qeverisëse gjithë këtë e shikon si diçka normale dhe në vend se ta pranojë përgjegjësinë për politikën e saj të papërgjegjshme, ajo nuk përgjigjet në këtë pyetje por merret me disa raste individuale në mënyrë që ta shmangë ballafaqimin me të vërtetën. Për këtë arsye, para se gjithash, serbët kanë ngecur në moçalin e sistemit të Vuçiqit. E pasi PPS edhe vet është e prirur për zgjidhje të dyfishte politike, janë kapur në atë rrjetë dhe tani është vështirë të dalin prej tij.  Mirëpo ata në këtë situatë e kanë gjetur mjetin e ri e kjo është nënshtrimi i plotë ndaj një njeriu, gjegjësisht në autokraci. Vet partia ideologjikisht nuk ekziston, porse gjithçka sillet rreth një njeriu. Aspak nuk është çështja në karakteristikat personale, bëhet fjalë për vet qasjen politike ndaj problemit. Nuk ekzistojnë themelet e vendimmarrjes e kjo është participim, përgjegjësi, transparencë dhe natyrisht sundimi i ligjit.

Unë mendoj se gjithë kundërshtarët e regjimit të Vuçiqit pajtohen me atë se regjimi është i padëshirueshëm sepse po shfuqizohet demokracia, po bllokohet zhvillimi shoqëror, po vritet iniciativa dhe energjia e njeriut tonë. Këto janë arsyet plotësisht racionale e jo thjeshtë demonizimi i regjimit aktual. Janë të nevojshme të gjitha mjetet demokratike, kundërshtime me ide dhe vullnet të cilat do të bazohen në parimet pragmatike, e jo në parimet demagogjike dhe zbukurime të fjalimeve politike. Muajve të fundit shumë ngjarje po e komprometojnë demokracinë, kështu edhe sulmi kohë më parë në liderin e të Së Majtës Borko Stefanoviq. Me çka po tregohet qartë se pushteti politik po i lëvizë toka nën këmbë, e pasi nuk kanë asnjë drejtim, asnjë erë nuk është e përshtatshme për ta.