Në moshën 14 vjeçare ua tregoi prindërve profesionin, pornostarja tregon si reaguan ata

Në moshën 14 vjeçare ua tregoi prindërve profesionin, pornostarja tregon si reaguan ata

Një nga yjet e industrisë së pornos në Australi, Angela White ka treguar së fundmi se si kanë reaguar prindërit e saj kur ua zbuloi në moshën 14-vjeçare se çfarë drejtimi do të merrte në jetë.

Ajo është shprehur se ndonëse e patën fillimisht të vështirë ta pranonin, kurrë nuk e braktisën. “Kur ia thashë babit, nuk reagoi shumë. Ndoshta e dinte se nuk mund të më ndalonte dhe kuptoi që reagimi i ashpër dhe negativ nuk do të kishte dobi. Ndoshta e kishte kuptuar më parë se me çfarë merresha”- ka thënë 33-vjeçarja.

Angela White ka treguar gjithashtu se gjatë shkollës së mesme ajo ishte e njohur për eksplorimin e seksualitetit të saj dhe se askush nga ata që njihte nuk ishte çuditur për vendimin e saj të marrë.