Në moshën 59 vjeçare, vdes nga coronavirusi prokurori Ismet Ukshini

Në moshën 59 vjeçare, vdes nga coronavirusi prokurori Ismet Ukshini

Prokurori Ismet Ukshini ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Coronavirus.

Ukshini vdiq në moshën 59 vjeçare, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur drejtori Klikik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili.

“Në emër të stafit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e kolgëve”, ka thënë Ismajli.

Prokurori Ismet Ukshini po trajtohej në Repartin e Infektives, ne Spitalin e Pergjithshem tte Gjilanit.

Me rastin e prokurorit Ukshini, bëhet e ditur se sot janë shënuar dy vdekje nga virusi Corona në vendin tonë. /Insajderi.com/