fbpx

Në njërën prej lagjeve më të mëdha në kryeqytet, Qendra e Mjekësisë Familjare nuk punon në vikend

Në njërën prej lagjeve më të mëdha në kryeqytet, Qendra e Mjekësisë Familjare nuk punon në vikend

Banorët e një ndër lagjeve më të mëdha në kryeqytet. “Lagjes së Muhagjerëve”, janë duke u ankuar se Qendra e Mjekësisë Familjare nuk është duke punuar gjatë vikendit.

Një banorë i kësaj lagje A.Ramadani ka thënë se kjo qendër gëzon një staf të mjaftueshëm mjekësor për të ofruar shërbime mjekësore, nuk e bënë një gjë të tillë në fundjavë.

“Banorët e kësaj Lagje, që nga hapja e kësaj Qendre në Qershor të 2015 e deri më sot, asnjëherë nuk e kanë gjetur të hapur në fundjavë duke u obliguar që shërbimet shëndetësore t’i marrin në Breg të Diellit apo tek QMF që gjendet afër Postës së Madhe. Shqetësuese qëndron fakti që e njëjta gëzon staf të mjaftueshëm për të ofruar shërbime edhe gjatë ditëve të vikendit por që një gjë e tillë vazhdon të mohohet për banorët e kësaj lagje. Nga gjithsej 12 QMF që gjenden përbrenda kryeqytetit, e vetmja QMF në “Lagjen e Muhaxherëve” qëndron e mbyllur ditëve të fundjavës”.