Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 14:00 për të vendosur lidhur me certifikimin e 47 kandidatëve për deputetë që u vlerësuan se kanë probleme me ligjin, njofton Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, ka thënë ai.
Në këtë orë do të vendoset për fatin e kandidimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtid he 46 personave të tjerë që kanë probleme me ligjin.
Vendimi për certifikimin e tyre apo jo meret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.
Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyer përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar. /Insajderi.com