Në pak javë bëhet nënë – modelja publikon fotosesionin e parë të shtatzënisë

Në pak javë bëhet nënë – modelja publikon fotosesionin e parë të shtatzënisë

Gigi Hadid ka arritur të përmbajë lajmin se është shtatzënë brenda kufijve të shoqërisë dhe rrethit familjar, derisa ajo të ishte e gatshme ta zbulonte atë. Mirëpo lajmi doli se ishte shtatzënë dhe nëna e saj Yolanda Hadid e konfirmoi për të gjithë botën, njofton Insajderi.

Por që kur ajo konfirmoi shtatzëninë, supermodelja ka mbajtur larg syrit të publikut detajet e saj të udhëtimit drejt mëmësisë, duke mos zbuluar as barkun e rrumbullakosur.

Dhe tani, me gjasë disa javë nga lindja e saj, modelja ka publikuar një fotosesion të shtatzënisë, që erdhi si një befasi shumë këndshme për të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj.

“Po rrisë një engjëll”, shkruan ajo në një nga postimet e saj.

View this post on Instagram

growin an angel 🙂

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on

Në një tjetër postim ajo falënderon të gjithë për urimet e bukura. “Po e gëzoj këtë kohë. E vlerësoj gjithë dashurinë dhe urimet tuaja”, shkruan ajo. /Insajderi.com

View this post on Instagram

7.26.20 🕊

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on