Në pjesën tjetër të botës ka trokitur viti i ri – Vesa Luma ndanë pamje nga festa në Zelandën e Re

Në pjesën tjetër të botës ka trokitur viti i ri – Vesa Luma ndanë pamje nga festa në Zelandën e Re

Ndërkaq që sot, në çdo familje po përgatitet ushqim e shumë miq po takohen për kafenë e fundit për këtë vit, Zelanda e Re në shtët ishullor në Oqeanin Paqësor, kanë mirëpritur vitin e ri 2021, njofton Insajderi.

Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj Big Basta me të birin Lianin, që prej kohësh jetojnë në Zelandë të Rë, kanë ndarë pak nga atmosfera festive e vitit të ri.

Këtë vit, familja e vogël kanë festuar vetëm me njëri tjetrin, me tryezën e shtruarm verë dhe natyrisht fishekzjarrë.

Në shtëpinë e tyre nuk mungoi as melodia e bukur e këngës shqipe, teksa babë e bir vallëzojnë nën ritmet e këngës së Artjola Toskës.

“Çuna tirone jonë, rronjët aty i kanë, në fund të botës me shku… shpirtin e kanë aty”, ka shkruar Vesa Luma përkrah një videoje që ka ndarë në Instagram.

Këngëtarja ka treguar se pas orës 00:00, pasi ka trokitur Viti i Ri, kanë hedhur fishekzjarre para oborrit të shtëpisë së tyre.

“Gëzuar, paçi vetëm shëndet në 2021”, ka uruar këngëtarja duke ndarë videon e mëposhtme. /Insajderi.com