Në pjesën veriore të Kosovës katër raste të infektuarve me koronavirus

Në veri të Kosovës në vendbanime serbe u regjistrua rasti i katërt me koronavirus. Bëhet fjalë për një nga punëtorët e burgut në Mitrovicën e Veriut, ka konfirmuar kryetari i organeve serbe Aleksandar Spiriq, dhe ka pretenduar se sot arrin një ekip i epidemiologëve nga Serbia në veri të Mitrovicës.

Në pjesën veriore të Kosovës katër raste të infektuarve me koronavirus

KoSSev ka publikuar se bëhet fjalë për një burrë mostra e të cilit është dërguar në Prishtinë, pasi instituti ku ai punon është në sistemin e Kosovës.

Burri i infektuar ndihet mirë, dhe është lajmëruar te mjeku pasi ishte mysafir në një ngjarje ku dyshohet se aty ka ardhur deri te infektimi prej një të pranishmëve, pasi ai kishte simptome të virusit.

Spiriq ka pretenduar se punëtori i njësitit të paraburgimit në Mitrovicën Veriore, te i cili është konstatuar COVID-19 do të transportohet në Qendrën Klinike në Nish.

Edhe shtatë mostra të punëtorëve të burgut janë dërguar për analizë në Prishtinë, ndërsa rezultatet priten deri në fund të ditës, ka konfirmuar Spiriq.

Deri tani në vendbanimet serbe në Kosovë janë shënuar tri raste të koronavirusit. Rasti i parë u në këto mjedise në Kosovë është shënuar të premten e kaluar në një fshat afër Graçanicës. Bëhet fjalë për një grua 62 vjeçe e cila gjithashtu është vendosur në Nish.

Në veri të Kosovës të dielën janë shënuar dy raste të infektimit me këtë virus. Edhe këta gjenden në QKS të Nishit pasi më herët ishin në shërim në spitalin e Mitrovicë së Veriut. Njëri  është 43 vjeç i cili ishte në repatin infektiv të spitalit e tjetri është 48 vjeçar nga Leposaviqi./Insajderi.com