Në Poloni shpërthen bomba me 2400 kg ekspoloziv

Në Poloni shpërthen bomba me 2400 kg ekspoloziv

Bomba më e madhe e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer nën ujë në Poloni gjatë përpjekjes për t’a deaktivizuar atë, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Më shumë se 750 njerëz janë evakuuar nga zona përreth kanalit Piast jashtë qytetit Swinoujscie, aty ku bomba e quajtur “Tallboy” e përdorur nga Forca Ajrore e Britanisë ishte gjetur.

Kjo bomë, ka peshuar afër 5,400 kg, përfshirë 2,400 kg eksplozivë.

Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, derisa këtë e ka konfirmuar zëdhënësi nga mbrojtja bregdetare, Grzegorz Lewandowski.

“Të gjithë zhytësit kanë qenë jashtë zonës së rrezikut”, ka thënë ai.

Në Swinoujscie, po ashtu nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme në infrastrukturë./Insajderi.com.