Në Premier League, fitojnë City dhe Chelsea

Në Premier League, fitojnë City dhe Chelsea

Në gjiron e shtatë në Premier League, Manchester City ka arritur fitore minimale kundër Sheffiled United në transfertë, po ashtu edhe Chelsea ka shënuar fitore si mysafir por me rezultat më të thellë, 0:3 ka mposhtur Burnley, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Bramall Lane”, skuadra e Guardiolës arkëtoi tre pikë me shumë vështirësi, por shumë të rëndësishme. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi i djathtë anglez, Kayle Walker në minutën e 28’ të ndeshjes. Me këtë rezultat mbaroi pjesa e parë, por edhe i tërë takimi, ngase ën pjesën e dytë, asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte gol, vendasti për të barazuar, ndërsa mysafirët për të dyfishuar rezultatin.

Në ndeshjen tjetër të Premier League të ditës së shtune, Chelsea shënoi fitore të pastër prej 0:3 kundër Burnley. Në minutën e 26’ Ziyech shënoi golin e parë, ndërsa me rezultat minimal për mysafirët u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Frank Lampard shënoi edhe dy herë të tjera. Në minutën e 63’ mbrojtësi francez, Kourt Zouma shënoi për 0:2, ndërsa golin e tretë e shënoi gjermani Timo Werner, në minutën 70’ të ndeshjes, pas një asistimi të marokenit Zieych.

Me këtë fitore, City ka tubuar 11 pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe ndodhet në vendin e tetë në tabelë, ndërsa Chelsea me këto tre pikë shkon në kuotën e 12 pikëve, pas shtatë ndeshjeve dhe ndodhet në vendin e katërt momentalisht. /Insajderi.com