Në pritje të “Pranverës Afrikane”

Në pritje të “Pranverës Afrikane”

Me fatin e Robert Mugabes të vuolsur tashmë, edhe udhëheqësve të tjerë autokrate nëpër Afrikë mund t’iu kalojnë të dridhura në trup. 93-vjeçari e drejtoi Zimbabven me një grusht të hekurt për 37 vite.

“Vetëm Zoti më largon nga ky post”, pati thënë dikur.

Në fund, mjaftoi një ndërhyrje e ushtrisë dhe rebelimi i vet partisë së tij për ta larguar nga pushteti, ndërsa zëvendëspresidenti, të cilin e shkarkoi para pak ditësh, pritet të kthehet nga Afrika e Jugut e brenda ditës të caktohet kryetari i ri i shtetit.

Fundi i erës së Mugabes u prit me festime në radhët e popullsisë, por jehona e kësaj përmbysjeje është një arsye shqetësimi edhe për presidentin e Ugandës, Yoëeri Museveni. Ashtu si Mugabe, ai u ngjit gjithashtu në pushtet me luftë guerrile, shfuqizoi mandate presidenciale, mbyti opozitën politike e tkurri lirinë e medias.

Tre udhëheqës të tjerë të Afrikës nënsahariane me një pluralizëm demokratik tejet të diskutueshëm mund ta përjetojnë keq rrëzimin e papritur të Mugabes; Paul Kagame i Ruandës, Pierre Nkurunziza i Burundit dhe Joseph Kabila i Republikës Demokratike të Kongos.

Në Afrikë, keqqeverisja e udhëheqësve autoritarë kushton jetë njerëzish. OKB-ja paralajmëroi këtë muaj se 1.4 milionë njerëz në rajonin jugperëndimor të Kasait janë zhvendosur nga dhuna dhe mbi 3.000 të tjerë janë vrarë. Kongo ka më shumë persona të shpërngulur se çdo vend tjetër i Afrikës, por Kabila sërish nuk lëkundet.