Në QKUK realizohet me sukses një operacion që “jashtë vendit do të kushtonte mbi 60 mijë euro”

Në QKUK realizohet me sukses një operacion që “jashtë vendit do të kushtonte mbi 60 mijë euro”

Në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-së, pacientes i hiqet me sukses tumori që i kishte verbuar syrin

Pacientes K. R (1964 ), i ishte verbuar syri i djathtë si pasojë e një tumori të bazës së trurit. Tumori, pacientes i kishte verbuar syrin e djathtë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përmes së cilit thuhet se pas përgatitjes pre-operatore, më datë 21.11.2018, pacientja është operuar në Klinikën e Neurokirirgjisë nga tumori i bazës së kokës me diagnozë ‘Tu frontobasalis-Meningioma tubercullum sellae’ (tumor i regjionit ballor të bazës së trurit) që ështe një rast shumë sfidues për nga aspekti neurokirurgjik.

Po sipas njoftimit, operimi ka zgjatur 9 orë, me ç’rast masa tumorale është larguar në tërësi.

“Kështu, pacientja post-operativisht është pa deficite neurologjike evidente. CT e kokës kontrolluese është realizuar dhe është pa mbetje tumorale. Pacientja është hospitalizuar në klinikë, pasiqë e njëjta ka pasur vështirësi në të pamur dhe i ishte verbuar syri i djathtë. Me imazheri radiologjike (MRI) është diagnostifikuar shkaktari”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se në aspektin shkencor, tumoret e tilla për nga natyra janë beninje, por lokalizimi i tyre është “malinj”.

“Rasti në fjalë është tejet sfidues për operim edhe për qendrat më të sofistikuara botërore andaj kjo e bënë qendrën tonë të veçantë. Të gjitha strukturat vaskulare dhe nervore të bazes së trurit kanë qenë të involvuara nga masa tumorale. Vlera e operimeve të tilla në institucione jashtë vendit është 60.000 – 80.000 euro”, përfundohet në njoftimin e SHSKUK.