Në raportin e Reporterëve pa kufij Serbia bie për 14 vende

Në Indeksin e medieve të lira (World Press Freedom Index) për vitin 2019 të organizatës Reporterët pa kufij, Serbia ka rënë për 14 vende dhe tani gjendet në vendin e 80 prej 180 vendeve, ka publikuar sot kjo organizatë.

Në raportin e Reporterëve pa kufij Serbia bie për 14 vende

Autorët e raportit pretendojnë se Serbia nën sundimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, për pesë vjet u shndërrua në vend në të cilin gazetaria nuk është profesion i sigurt e as nuk gëzon përkrahjen e pushtetit.

Rritet numri i sulmeve në medie, duke përfshirë kërcënime me vdekje, dhe janë gjithnjë e më të shpeshta deklaratat e zyrtarëve të drejtuara kundër gazetarëve, shkruan në raportin për vitin 2019, me paralajmërim se shumica e sulmeve ndaj gazetarëve kanë mbetur të pa hetuara dhe të pa zgjedhura, ndërsa kryerësit nuk dënohen.

Fushata agresive kundër gazetarëve hulumtues të cilat po i zbatojnë mediet proqeveritare janë në rritje të sipër. Disa gazetarë të guximshëm edhe më tutje po raportojnë për temat e rrezikshme siç janë krimi dhe korrupsioni, mirëpo raportet e tyre kanë publik të kufizuar për shkak të koncentrimit të pronësisë mbi mediet, kanë paralajmëruar autorët e raportit.

Në raport tregohet për lidhjet në mes të politikanëve dhe medieve, faktin se pushteti po i toleron lajmet e rreme dhe mungesë të pluralizmit si arsye për brengosje.

Autorët e raportit kanë cekur si shembull vënien e zjarrit në shtëpi të gazetarit Milan Jovanoviq i cili ka shkruar për korrupsion në nivelin lokal./Insajderi.com.