Në rast shkarkimit të Fonseca-s, Roma mendon për Allegri-n

Në rast shkarkimit të Fonseca-s, Roma mendon për Allegri-n

Paolo Fonseca është shumë pranë largimit dhe pronarët e Romës, Friedkin kanë një emër në listat e kandidatëve, Massimiliano Allegri-n, njofton Insajderi.

Marrëveshja mund të vijë me ish-trajnerin e Juventusit, i cili është mësuar të jetë i përfolur nga klubet më prestigjioze ndërkombëtare, por duhet të bëjë që të niset nga një skuadër që nuk bën pjesë e Champions League.

Në realitet Allegri-t do t’i pëlqente një kalim tek kryeqytetasve. Roma, është dhe qyteti ku jeton edhe partnerja e tij, Ambra Angiolini.

E vetmja mënyrë ku Allegri do të refuzonte Romën, do të ishte nëse Juventusi do të shkarkojë Pirlon dhe do të thërriste përsëri në detyrë teknikun livornez. /Insajderi.com