Në raundin e parë të votimit, Kuvendi nuk arrin të zgjedh presidentin e Kosovës

Në raundin e parë të votimit, Kuvendi nuk arrin të zgjedh presidentin e Kosovës

Në raundin e parë të votimit të presidentit në kuvendin e Kosovës, nuk është arritur numri i nevojshëm që garanton zgjedhjen e presidentit, njofton Insajderi.

Gjatë votimit të parë, kanë votuar gjithsej 78 deputetë, e si rrjedhojë për mungesë kuorumi, është kaluar në raundin e dytë të votimit.

Në këtë raund të votimit duhet të kujtohet së nuk kanë marrë pjesë fare deputetët nga opozita, si nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe.

Nga radhët e AAK-së, ka marrë pjesë në procesin e votimit vetëm deputetja Albena Reshitaj./Insajderi.com