fbpx

Në Rusi dënohet një norvegjez për spiunazh

Gjykata e Moskës e ka dënuar shtetasin e Norvegjisë me 14 vjet burgim për shkak të spiunimit.

Në Rusi dënohet një norvegjez për spiunazh

Inspektori kufitar i pensionuar norvegjez Frode Berg është arrestuar në Moskë në dhjetor të vitit 2017 dhe është akuzuar për gjoja mbledhje të informatave mbi nëndetëset nukleare ruse për shërbimin e inteligjencës së Norvegjisë.

Ai ka mohuar akuzat, ndërsa avokati i tij ka thënë se aktakuza dhe gjykimi i Bergut ishin të kurdisur.

I pyetur për amnisti eventual për Bergun, presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë se do të presë aktgjykimin para shqyrtimit të kërkesave të tilla./Insajderi.com.