Guvernatori i rajonit të Moskës Andrej Vrobjov ka theksuar nevojën e bashkëpunimit me kompanitë mobile për ndërmarrjen e hapave më efikase në gjetjen e personave të zhdukur.
Në Rusi çdo vit zhduken në mes të 70.000 dhe 100.000 njerëz, dhe një e katërta kurrë nuk gjendet, ka deklaruar drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Ruse për Iniciativa Strategjike Svetlana Çupsheva.
Çupsheva, duke e hapur forumin e dedikuar ekipeve vullnetare të shpëtimit ka pretenduar se gjysmën e këtyre shifrave e përbëjnë fëmijët.
“Do të kishim dashur që të kuptoni rëndësinë e ekipeve vullnetare për kërkim dhe shpëtim”, ka deklaruar Çupsheva.
Guvernatori i rajonit të Moskës Andrej Vrobjov ka theksuar nevojën e bashkëpunimit me kompanitë mobile për ndërmarrjen e hapave më efikase në gjetjen e personave të zhdukur, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS./Insajderi.com.