Në Serbi edhe 115 të infektuar me koronavirus, gjithsej 900

Drejtori i Klinikës Infektive dhe Sëmundje Tropikale dr. Goran Stevanoviq ka thënë se kjo është dita më e rëndë për Serbinë.

Në Serbi edhe 115 të infektuar me koronavirus, gjithsej 900

Ai ka thënë se për 24 orët e fundit janë shënuar 7 raste të reja të vdekjes prej koronavirusit, dhe se janë edhe 115 të infektuar të rinj.

Stevanoviq ka thënë se dita e ardhshme ndoshta do të jetë edhe më e rëndë, dhe e përfundoi konferencën duke iu thënë gazetarëve se po shkon në spital për t’i ndihmuar kolegët.

Me koronavirus deri tani janë infektuar 900 persona në Serbi./Insajderi.com.