Në Serbi gëzohen për ‘qëndrimin e ri’ të Francës kundër Kosovës

Në Serbi gëzohen për ‘qëndrimin e ri’ të Francës kundër Kosovës

Mediumi në Serbi “Blic”, ka raportuar sot se Serbi mund ta shfrytëzojë marrëdhënien jo të mirë të Presidentit të Francës, Emanuel Macron me Kosovën.

Sipas këtij mediumi, Macron do të udhëtojë për në Beograd me 15 të këtij muaji. Thuhet se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dhënë mbështetje për integrimin evropian, ku sipas tyre do të ishte zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kësaj ideje ky medium thotë se Macron ka ndryshuar marrëdhëniet me liderët kosovarë, duke i ofruar mbështetje Serbisë.

Vuçiq gjatë ditës së djeshme ka thënë se me presidentin francez do të nënshkruajn rreth 20 marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe rrugës euroatlantike të Serbisë./Insajderi.com