Në Serbi pritet goditja më e madhe në 15 ditët e ardhshme

Presidenti i Serbisë ka thënë se në Serbi goditja më e madhe pason në 15 ditët e ardhshme dhe këto 15 ditë, siç supozojnë ekspertët do të jetë kulmi i krizës dhe të problemeve.

Në Serbi pritet goditja më e madhe në 15 ditët e ardhshme

“Prandaj është me rëndësi që tani ta ruajmë veten, do të kemi më shumë edhe infektime edhe vdekje. E kemi rritur kapacitetin e testimit, do të ndërtojmë edhe një laborator shtesë, së shpejti do të jemi të gatshëm t’i analizojmë antitrupat, ashtu që të gjithë ta dinë se a e kanë kaluar koronavirusin, dhe si ta presim sezonin e ardhshëm të virusit”, ka thënë ai.

Vuçiq ka shtuar se një punë të madhe kanë bërë më 14 dhe 15 shkurt, kur kanë menduar se Serbia ishte afër katastrofës absolute, kur merret parasysh numri i njerëzve të cilët kanë hyrë nga bota e jashtme./Insajderi.com.