Në SHBA miratohet përdorimi i plazmës së gjakut për trajtimin e COVID-19

Në SHBA miratohet përdorimi i plazmës së gjakut për trajtimin e COVID-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar për autorizimin emergjent të metodës së trajtimit të pacientëve me COVID-19, përmes plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar.

Teknika përdor plazmën e gjakut të pasur me antitrupa nga njerëzit që janë shëruar nga virusi, dhe tashmë është përdorur në mbi 70,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi përdorimin e këtij lloji të trajtimit, presidenti amerikan e quajti atë si “një përparim”.

Ndërsa, ekspertët kanë dyshimet e tyre në lidhje me qëndrueshmërinë e këtyre studimeve, raporton BBC.

Një ditë para njoftimit të administratës së Ushqimit dhe Barnave, presidenti Trump, kritikoi agjencinë për vendosjen e pengesave burokratike mbi zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve të COVID-19, për arsye politike. /Insajderi.com