Në shitje për 30 milionë euro: Brenda vilës luksoze të ‘James Bond’-it

Në shitje për 30 milionë euro: Brenda vilës luksoze të ‘James Bond’-it

Sapo ka dalë në shitje vila luksoze e Sean Connery – James Bond-it i parë – që ndodhet në rivierën franceze, dhe çmimi i saj shkon në 30 milionë dollarë, njofton Insajderi.

E vendosur në një kodër në Cap de Nice, pothuajse çdo dhomë në vilën e stilit “Belle Epoque” ka pamje spektakolare të bregdetit, si dhe të Nicës dhe rezidencave përreth rivierës.

Për shumë vjet ishte në pronësi të aktorit të ndjerë, vila ka një vendbanim kryesor që mbulon pothuajse 1.000 metra katrorë, dhe dhoma gjumi master zë një kat të tërë.

Prona ka 1.24 hektarë tokë, Villa Le Roc Fleuri vjen e kompletuar me një bodrum vere, një palestër dhe një dhomë fitnesi, si dhe dy vila për mysafirë dhe akomodim të pavarur të stafit.

Nëse pamjet nga Mesdheu nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur kërkesat e pronarit, shtëpia ka vendet e veta të notit, me një pishinë të brendshme dhe një pishinë të hapur me ujë të kripur me pamje panoramike të detit dhe vijës bregdetare.

Fotot e mëposhtme të pronës lukzose u ofrojnë një ‘shëtitje’ gjithëpërfshirëse të vilës miliona eurosh. /Insajderi.com

02_6fd32157-a613-4538-b2b4-6bf868fbc354-0

03_add48db6-b23b-48ed-aba3-f83a6803e2f0-0

04_f994b6dd-4904-4520-93fc-7f06e9912629-0

05_246189e6-23d9-4631-af02-7d3145e30243-0

07_543eeccf-0458-4ac3-8591-87f46dc0ba3e-0

01_68a61a50-cb44-460d-bbb7-2f82fde4b598-0