Një tjetër person ka ndërruar jetë në Shqipëri.

Një tjetër vdekje është regjistruar në Shqipëri nga coronavirusi.
Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar qytetarët të kenë kujdes në zbatimin e rregullave në përditshmëri dhe të respektojnë me seriozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve..
Në Shqipëri deri më tash kanë ndërruar jetë 49 persona nga virusi COVID-19. /Insajderi.com/