Në Shqipëri e bëjnë të kryer largimin e Mirlind Dakut nga Kukësi

Në Shqipëri e bëjnë të kryer largimin e Mirlind Dakut nga Kukësi

Mirlind Daku nuk ka pasur më shumë hapësira Kukësi prej kalimit të tij nga Osjek si huazim.

Dy takime si titullar dhe 11 si zëvendësues, me 280 minuta në këmbë, janë pak për lojtarin kosovar, por shumë për Kukësin për të provuar nëse vlen apo jo si lojtar.

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi i ri kosovar është drejt largimit, ku pritet rikthimi në vendlindje.

Ditë më parë te Kukësi është theksuar se nuk do të ketë largime, por në rastin e Dakut palët mund të arrijnë marrëveshje për t’u liruar.

Pra, palët nuk do të bëhen pengesë për njëri-tjetrin për të zgjidhur bashkëpunimin. Të paktën ky është plani i deritanishëm.

Daku erdhi në verë në huazim për një vit, por duket se aventura e tij do të mbyllet më shpejt.

Aktualisht nuk pritet që të ketë largime të tjera, por merkatoja është e gjatë dhe mund të ketë befasi.