Në Skenderaj sekuestrohet një armë

Në Skenderaj sekuestrohet një armë

Është sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë në qytetin e Skenderajt në orët e pasditës së datës 31.10.2020, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Plicisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas informacioneve të policisë, sekuestrimi i armës është rezultat i  vijimësisë së  një hetimi të  ndërlidhur me një rast tjetër hetimor i nisur javë më parë.

Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është  intervistuar një person nga  i cili është sekuestruar arma, ku  pas procedurës intervistuese  është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit  është iniciuar rast për  mbajtje në pronësi, kontrollë apo posedim i paautorizuar i armëve./Insajderi.com