Në Superligë, ditën e diele tre ndeshje në program

Në Superligë, ditën e diele tre ndeshje në program

Në kuadër të gjiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll, do të zhvillohen tre ndeshje, njofton Insajderi.

Në Drenas luhet ndeshja, derbi i kësaj jave, mës Feronikelti dhe kampionëve të Dritës.

Në Suharekë, Ballkani pret skuadrën nga Skënderaj, Drenicën, ndërsa ndeshja e fundit për ditën e diele, është ajo që zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe Llapit.

Në ndeshjen e  parë të gjiros së pestë, e zhvilluar ditën e shtune, skuadra pejane, Besa ka arritur të shënoi fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur ekipin mitrovicas, Trepçën ’89 me rezultat 2:1, në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. /Insajderi.com