Sipas një eksperti të fertilitetit edhe burrat mund të mbeten shtatzënë në të ardhmen ‘ falë përparimeve në transplantimin e mitrës.

Në të ardhmen edhe meshkujt mund të ngelin shtatzënë

Në të ardhmen edhe meshkujt mund të ngelin shtatzënë

Sipas një eksperti të fertilitetit edhe burrat mund të mbeten shtatzënë në të ardhmen ‘ falë përparimeve në transplantimin e mitrës.

Suksesi i transplanteve të mitrës në gratë ka hapur rrugën për një operacion të ngjashëm që po kryhet tek sexi i meshkujve

Dr Richard Paulson tha se duke qenë se gratë trans, njerëz të lindur biologjikisht meshkuj, por që kanë pasur ndërrime seksuale, do të duan gjithashtu një transplantim të mitrës.
Kjo do t’u lejonte atyre të mbanin një fëmijë, dhe nuk ka asnjë arsye shkencore pse kjo të mos ndodhë, shtoi ai.

Dr. Paulson, president i Shoqërisë Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese, bëri parashikimin e tij të diskutueshëm në takimin vjetor të shoqërisë në San Antonio, Texas.
I pyetur se nëse dikush që ka lindur mashkull mund të pajiset me mitër, Dr. Paulson tha: ‘Ata mund ta bëjnë këtë që nesër’.

Megjithatë, shtoi ai: “Është ende një procedurë shumë e komplikuar. Është një ekip i madh, nuk është diçka që dikush mund të bëjë në një spital të komunitetit dhe vetëm ta kryejë atë “, shkruan Bota.al.

Dr Paulson shpjegoi se një problem është se legeni mashkullor nuk do të lejojë një fëmijë të kalojë nëpër atë, sepse ai është shumë i ngushtë, kështu që një mashkull do të duhet të lindë me operacion cezarian.
Transplantimi i mitrës është ende një procedurë eksperimentale.