Në Turqi regjistrohen 240 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Në Turqi regjistrohen 240 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia raportoi 29.718 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 4.893 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 1.928.165 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 29.922 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 1.691.113, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 17.121, me 240 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 205.397 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 21,69 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.960, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pas një kohe të gjatë, sot numri i të shëruarve e kaloi atë të rasteve të reja. Numri i rasteve aktive shënoi rënie pas një kohe të gjatë”, shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca. /Insajderi.com