Në Washington zhvillohet protestë në mbështetje të Palestinës

Në Washington zhvillohet protestë në mbështetje të Palestinës

Në kryeqytetin e SHBA-së, Washington mijëra persona zhvilluan protestë në mbështetje të Palestinës, transmeton Insajderi.

Para Memorialit Lincoln, një prej simboleve të Washingtonit, mijëra persona u mblodhën me pankarta dhe flamuj të Palestinës në duar duke shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu protestuesit hodhën edhe sloganet si “Liri për Palestinën” dhe “Palestina një ditë do të jetë e lirë”.

Në protestë krahas muslimanëve në Amerikë morën pjesë edhe afro-amerikanë, amerikanë të bardhë dhe hebrenj ortodoksë.

Për protestën ku qindra persona erdhën me autobusë nga rajone të ndryshme të SHBA-së dhanë mbështetje edhe dhjetëra organizata muslimane.

Në anën tjetër kanë tërhequr vëmendjen duke formuar pamje interesante edhe qindra flamuj të Palestinës të cilët u hapën në mesin e Memorialit Lincoln dhe Memorialit Washington të cilët janë simbole të qytetit.

Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës filluan më 10 maj dhe përfunduan më 21 maj në orën 02:00 me orën lokale, pas armëpushimit të arritur me Hamasin.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Gaza kanë humbur jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, si dhe u plagosën 1.948 persona të tjerë. /Insajderi.com