“Në zgjedhje do të zhvillohet një garë për vendin e parë mes VV-së e PDK-së”

“Në zgjedhje do të zhvillohet një garë për vendin e parë mes VV-së e PDK-së”

Analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohet një garë për vendin e parë  ndërmjet dy partive; Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe më pastaj  një koalicion paszgjedhor ndërmjet këtyre dy partive fituese, njofton Insajderi.

Sipas tij, VV-ja do t’i ketë 35-40 deputetë, PDK-ja 32-35, dhe me pakicat 20, gjithsejt 85 deputetë.

Tutje, Tahiri thotë se nëse PDK-ja del e para ajo do të përpiqet që të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por sipas tij, ajo nuk do të pranojë pasi do të parapëlqejë  të rrijë në opozitë duke iu nënshtruar një procesi zgjedhjesh brenda partisë.

“Ky do të ishte koalicioni pas zgjedhor në të cilin kryeministri do të ishte nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

Diçka si parashikim e analizë

Në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare do te zhvillohet një garë per vendin e parë …

Posted by Ramush Tahiri on Wednesday, December 23, 2020