Në zgjedhjet e ardhshme rezultatet përfundimtare do të shpallen më shpejtë

Në zgjedhjet e ardhshme rezultatet përfundimtare do të shpallen më shpejtë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese votat e ardhura nga jashtë duhet të gjenden në Kosovë 24 orë para zgjedhjeve.

Kjo për shkak të shembullit të vitit 2019, ku koalicioni NISMA-AKR-PD, ishin ankuar që të mos numërohen votat e ardhura nga jashtë.

“Jam e lumtur se na është zgjidhur një dilemë, e cila është ngrit gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, dhe e cila na ka shkaktuar shumë kokëçarje dhe në fakt ka dalë që ajo që ka aplikuar KQZ-ja ka qenë e drejtë. Jam e lumtur që është vërtetuar ajo që ne e kemi aplikuar”.

Kjo do të rezultojë që të shkurtohet koha e shpalljes së rezultateve.

“Po kjo është mirë sepse do të na shkurtojë kohën e shpalljes së rezultateve, sepse sipas praktikës së vitit 2019 na është dashur që të presim votat që na kanë ardhur nga diaspora edhe pas ditës së zgjedhjeve”. /Insajderi.com