Në zyrën e Kurtit, dy lobistët e kompanisë që u pagua për librin e Thaçit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në zyrën e tij ka pritur dy njerëz të afërt të senatorit Bobe Dole. Ata punojnë si lobistë në kompaninë lobuese “Alston and Birds”, e cila ishte paguar nga qeveria e Kosovës për shërbime nga të cilat kishte përfituar ekskluzivisht presidenti Hashim Thaçi. Në njoftimin e takimit të sotëm, thuhet se me dy amerikanët u fol për avancimin e bashkëpunimit.

Në zyrën e Kurtit, dy lobistët e kompanisë që u pagua për librin e Thaçit

Në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë qëndruar Pia Pyle dhe Earl Pomeroy, nga ekipi Senatorit amerikan Bobe Dole. Aty janë takuar me kryetarin e partisë, Albin Kurtin.

“Sot, paradite në selinë qendrore të LVV, kryetari i LVV Albin Kurti ka pritur në takim Kongresmenin z. Earl Pomeroy dhe znj. Pia Pyle, që të dy pjesë e ekipit të Senatorit të mirënjohur z. Robert (Bob) Dole”, ka shkruar deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili shoqëronte Kurtin në takim.

Dy mysafirët e Kurtit punojnë në kompaninë lobuese Alston and Bird, e cila është paguar më parë nga shteti i Kosovës për shërbime që kompania amerikane i ka bërë Presidentit Thaçi.

Një nga kontratat e nënshkruara me Alston and Bird përfshinte shërbimet që i kishte bërë kompania në fjalë për parathënien e librit biografik të Presidentit Thaci, për të cilin u vërtetua se ishin paguar para nga buxheti i Kosovës, ndonëse Thaçi e ka mohuar gjithmonë, shkruan Express.

Më 18 korrik të vitit 2017, kompania “Alston and Bird” kishte dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës faturën e titulluar “Strategic Advice and Counsel” që ngarkonte Kosovën me pagesë prej 65 mijë dollarëve.

Ndërkaq në VV, sipas njoftimit të Abazit, është folur për rëndësinë e bashkëpunimit dhe informimit të rregullt e të dyanshëm për avancimin e marrëdhënieve biletarale.

“Biseda u zhvillua në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohtë. Nga të dy palët u bë përmbledhje e marrëdhënieve dhe kontributit të senatorit Dole dhe zyrtarëve tjerë Amerikan për procesin e shtetndërtimit. Gjithashtu u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregulltë e të dyanshëm dhe hapave konkret drejtë avancimit të marrëdhënieve bilaterale, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë”.

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting