Nedved dhe Raiola diskutojnë për dyshen Donnarumma – Pogba

Nedved dhe Raiola diskutojnë për dyshen Donnarumma – Pogba

Media italiane shkruajnë për një takim të nënpresidentit të Juventusit, Pavel Nedved dhe agjentit të njohur të futbollistëve, Mino Raiola, njofton Insajderi.

Dyshja është takuar në Montecarlo dhe kanë zhvilluar një bisedë të gjatë për merkaton e ardhshme të bardhezinjve.

Theksi ka qenë mbi lojtarë si Donnarumma dhe Pogba të cilët sa vjen dhe duken më afër Juventusit. Ndër emra të tjerë u fol dhe për Doneil Malen të PSV-së, për një rikthim të Moise Kean nga Evertoni, por dhe një shkëmbim të mundshëm Bernardeschi-Romagnoli.

Sipas “Tuttosport”, takimi me Raiolën është bërë në kuadër të mbledhjes së klubi juventin, ku morën pjesë trajneri i ri Max Allegri dhe drejtori i ri sportive, Federico Cerubini. /Insajderi.com