Negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE, Rama: Nuk befasohem nga një përgjigje negative

Negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE, Rama: Nuk befasohem nga një përgjigje negative

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk befasohet edhe nga ndonjë përgjgije negative e Bashkimit Evropian në lidhje me kuadrin për negociatat rreth integrimi në këtë union.

Rama, theksoi që vendi që ai drejton i ka plotësuar kushtet në këtë proces.

”Para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare”.

“Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet”, tha Rama në një intervistë për televizionin francez “France 24”. /Insajderi.com