Nehat Idrizi jep dorëheqje nga KGJK-ja

Nehat Idrizi jep dorëheqje nga KGJK-ja

Nehat Idrizi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Në mbledhjen KGJK-së të mbajtur të enjten, kryesuesi Skënder Çoçaj tha se Idrizi ka paraqitur dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshill, e ku në tekstin e dorëheqjes ka theksuar se kjo dorëheqje ka të bëj me arsye personale.

Po ashtu, Idrizi në letrën e dorëheqjes ka falënderuar anëtarët e Këshillit për bashkëpunimin që kishin pasur nga viti 2015, kur ishte bërë anëtar i KGJK-së.

Më pas, kjo dorëheqje është aprovuar nga anëtarët e KGJK-së.

Ndryshe, Nehat Idrizi ka qenë edhe kryesues i këtij Këshilli.